Rreth 15 për qind e 494 vendvotimeve që kanë shkuar në rinumërim, tashmë janë rinumëruar, ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Në një deklaratë nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, Elezi ka thënë se arsyet që kanë çuar në rinumërim kanë qenë për bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike, bartje të gabuar të votave në formular të kandidatëve, kandidati me më shumë vota se subjekti dhe se subjekti ka vota e kandidatët jo, raporton Arbresh.info.
“Deri më tani janë rinumëruar 15% apo 76 vendvotime nga 494 sa është numri i përgjithshëm i tyre dhe që u takojnë komunave të ndryshme të Kosovës. Arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike (35 vendvotime); bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve (6 vendvotime); kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik (370 vendvotime); dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas (83 vendvotime)”, ka thënë Elezi.
Ai ka bërë të ditur se në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuar me fletëvotime nga jashtë vendit.
Nga 43 mijë e 500 pakot me fletëvotime nga jashtë janë hapur rreth 25 mijë pako, nga të cilat 29 mijë vota janë aprovuar e gati 12 mijë janë refuzuar.
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...
Vdekja e vëllait të Gjestit, DJ Gimbo: Nuk dua të flas fare ...
Arbeloa dëshiron ta ketë këtë lojtar për sezonin e ardhshëm,...
Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga ...
Protestat e transportuesve po rrezikojnë tregtinë, OEK i bën...