Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop në botë.
Ajo është krenuar gjithmonë me prejardhjen e saj, e anasjelltas edhe populli shqiptar është lavdëruar gjithmonë me të arriturat e saj, shkruan portali arbresh.info
Këngëtarja, së fundi shkëputi disa fotografi nga fotosesioni i ri, ku shfaqet e veshur me kostum kuq e zi.

“Kur jeta të jep limona, bëj limonadë. Ju lutem rrëshqitni në të majtë për të parë se si ky mini-fotosesion filloi (foto e fundit)”, ka shkruar Rita.
Atdhedashurinë e saj, Rita Ora e dëshmoi edhe teksa u shfaq me tesha kombëtare në klipin e saj më të fundit “Big”, që është renditur lartë në top listat britanike dhe amerikane. /arbresh.info/
SHBA sekuestron anije iraniane, paralajmërohen bisedime të r...
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë
BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin e Ga...
Rama për “Kathimerinin”: Çështja e pronave nuk lidhet vetëm ...