Mbrëmjen e djeshme, Antonela kishte kaluar një moment mjaft të vështirë, i cili nuk u transmetua në emision.
Antonela tregoi se ka pasur një jetë të vështirë dhe se i ati i saj tashmë i ndjerë, e dhunonte nënën e saj.
Ajo gjithashtu tregoi se si babai kishte dashur që t`i merrte jetën nënës së saj.
“U preka se mu kujtuan disa situata që kam kaluar unë në familje. Mu kujtua babi që nuk jeton më, atë rrëmujën që na bënte në shtëpi gjithmonë, mua familjes mamit dhe mundohem të jem e qeshur sepse nuk dua t’i kujtoj ato gjëra, situata këtu më kujtonte atë, kur ishim të gjithë duke bërtitur dhe e humba. Më kujtohen shumë skena, sa herë ka rrahur nënën. Më kujtohet natën e fundit kur na ka nxjerrë nga shtëpia. Kemi shkuar në Itali sepse ai na kërcënonte se donte të na vriste. Kemi shkuar atje vetëm me një veshje në trup. Kishim një vit në Itali, kur dikush më shkruan në Facebook ngushëllime për babain. Ai kishte vdekur. Unë e kam parë babain gati duke e mbytur nënën dhe unë nuk mund të bëja dot gjë”, u shpreh e emocionuar konkurrentja.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...