Policia Kufitare e Shqipërisë ka goditur një rast të tentativës për të hyrë në territorin shqiptar me armë zjarri me vete nga pjesa e Kosovës.
Pasi është sekuestruar një armë zjarri, pistoletë dhe fishekë luftarak, policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit ku u gjet arma e zjarrit dhe 2 pasagjeret që udhëtonin në mjetin e tij.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin F. G. dhe pasagjere shtetaset D. F. dhe M. Q.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në kroskotin e këtij mjeti, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Girsan” dhe 17 fishekë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: F.G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D.F., 36 vjeçe dhe M.Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...
Shoqata e Naftarëve e quan antikushtetues vendimin e MINT pë...
Rama: Kush ka probleme me ligjin nuk përfiton nga paqja fisk...
ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna