Policia e Kosovës raporton se ka arrestuar vozitësin e veturës që goditi dje për vdekje një këmbësor% në Podujevë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda, dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK”, thuhet në raportin e policise.
Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët kujdestar. Po ashtu, si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar edhe viktima-femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt