Ish- ambasadori Lulzim Peci ka thënë se ndërhyrja e Serbisë brenda komuniteteve boshnjake dhe rome në Kuvendin e Kosovës ka quar në pikëpyetje konceptin e vendeve të garantuara për komunitete jo-shumicë në Kosovë.
Sipas tij këta përfaqësues do të jenë legal por në asnjë formë legjitime.
Peci në një postim në facebook ka thënë se kjo do i jap një kapitull të ri ndërhyrje së Serbisë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Nderhyrja e Serbise, ne krijimin e sateliteve te saj brenda komuniteteve boshnjake dhe rome, e ka prure ne pikepyetje konceptin e vendeve te garantuara per komunitetet jo-shumice ne Kosove, pasi keta perfaqesues te tyre do te te jene legal, por ne asnje forme legjitim.
Keto rezultate do te hapin nje kapitull te ri te nderhyrjes se Serbise ne Kosove, ngjajshem si me zgjedhjet ne Mal te Zi.
Per te tejkaluar kete situate, Qeveria e Kosoves duhet te jete sa me afer konunitetit boshnjak dhe rom, per te adresuar shqetesimet dhe nevojat e tyre ne nivel lokal, pasi perfaqesuesit e tyre jo legjitim ne bashkepunim me Listen Serbe ne asnje forme nuk duhet te lejojme qe ta shantazhojne Qeverine e Kosoves dhe t’i patronizojne keto komunitete fragjile te vendit tone.(sic)
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...