Arabia Saudite do të investojë më shumë se 20 miliardë dollarë në industrinë e saj të brendshme ushtarake në dekadën e ardhshme, në kuadër të planeve agresive për të rritur shpenzimet ushtarake, ka thënë udhëheqësi i rregullatorit të industrisë ushtarake në mbretërinë saudite, Ahmed bin Abdulaziz Al-Ohali.
Ky shtet i Gjirit synon të zhvillojë dhe prodhojë më shumë armë dhe sisteme ushtarake të brendshme, duke thënë se mëton të shpenzojë 50 për qind të buxhetit ushtarak në nivel lokal deri më 2030.
“Qeveria ka prezantuar një plan që tregon se do të investojmë më shumë se 10 miliardë dollarë në industrinë ushtarake në Arabinë Saudite në dekadën e ardhshme dhe shumë të njëjtë në hulumtime dhe zhvillim”, ka thënë guvernatori i Autoritetetit të Përgjithshëm të Industrisë Ushtarake, Ahmed bin Abdulaziz Al-Ohali, në një konferencë për media në Abu Dabi.
Ai ka thënë edhe se mbretëria planifikon të rrisë shpenzimet nga 0.2 në rreth 4 për qind rreth hulumtimeve për shpenzimeve në armatim deri më 2030.
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që t...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës, blindon pozitën e tr...
Zyrtari amerikan thotë se sulmet ndaj Iranit deri më tani ka...