Italia ka shënuar sërish një rritje në rastet ditore të COVID-19, ndërsa numri i viktimave, ende i lartë, ka tejkaluar kuotën e 95 mijë vdekjeve.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 479 raste pozitive (dje ishin 13 762), sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Viktimat janë 353 (dje ishin 347).
Gjithashtu, në rritje është edhe numri i pacientëve në kujdes intensive, me gjithsej 2 059 të shtruar (+14 në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve), raporton ATSh.
Në pavijonet e zakonshëm, janë të shtruar në spital me simptoma 17 831 persona.
Rastet totale, që nga fillimi i epidemisë, janë tani 2 780 882, ndërsa vdekjet 95 235.
Aktualisht pozitive janë 382 448 persona, të shkarkuarit dhe të shëruarit 2 303 199, në izolimin e shtëpisë 362 558.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...