Sot u mbajt ceremonia e ndarjes se Medaljes Presidenciale Ushtarake për Njësitin e Kërkimshpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u.d. e presidentes Vjosa Osmani e dekoroi Njësitin e Kërkimshpëtimit të FSK-së për kontribut në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovë dhe qytetarëve të saj.
Osmani theksoi se kontributi i Njësitit të Kërkimshpëtimit ndër vite ka qenë i jashtëzakonshëm. Puna e këtij njësiti meriton çdo lëvdatë dhe me profesionalizmin e këtij njësiti krenohen të gjithë qytetarët e Republikës sonë.
Ajo ndërkaq tha: “Në ditët tona më të vështira, ashtu si brenda kufijve, por edhe përtej, Njësiti i Kërkimshpëtimit të FSK-së ka dëshmuar se është gjithmonë të gatshëm për t’u dalë në ndihmë qytetarëve tanë, por jo vetëm”.
Presidentja në detyrë Osmani e uroi Njësitin e Kërkimshpëtimit për këtë arritje, duke uruar që puna e tij të jetë gjithmonë ne nivelin e detyrës, e që në misionet e tij të dalë gjithmonë faqebardhë.
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin