Erxhan Galushi lideri i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, LPRK, ka reaguar rreth zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Ai thotë se Iniciativa Qytetare Rome “I Romani Iniciativa”, ka arritur që për herë të parë ti sigurojë dy ulëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës, sipas tij nuk do t’i kishte asnjëherë pa ndihmën e Listës Srpska, raorton arbresh.info
Galushi thotë se, mund të konstatohet se I Romani Iniciativa në fakt është Lista Srpska.
Ai pret që institucioneve e drejtësisë të merren me këtë, dhe në rast se një gjë e tillë kalon pa u dënuar, atëherë ekziston rreziku qe në zgjedhjet e ardhshme Lista Srpska të krijon edhe parti tjera të komuniteteve pakicë me qëllim të uzurpimit të sa më shumë ulëseve në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Ky është postimi i plotë i tij:
UZURPIMI I VENDEVE TË GARANTUARA NGA LISTA SRPSKA
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës, me 14 shkurt 2021, Iniciativa Qytetare Rome “I Romani Iniciativa” nga Graçanica, ka arritur që për herë të pare që gjatë kandidimit të saj në zdhedhjet nacionale të siguroj një numër të konsiderushëm të votave, madje trefishin e votave nga tre subjektet politike tjera rome gjë që ia mundeson dy ulëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Gjatë procesimit të rezultateve preliminare, vërehët qartë se këto vota “RI” nuk do t’i kishte asnjëherë pa ndihmen e Listës Srpska, ashtu siç kanë paralajmeruar edhe vet ata që do t’i ‘’ndihmojnë’’ komunitetet; boshnjak, rom dhe goran.
Prandaj, fare lehtë mund të konstatohet se I Romani Iniciativa në fakt është Lista Srpska!
Ky precedent i rrëzikshem duhet të ndalet menjëherë.
Mirëpres reagimin e të gjitha instiutucioneve të drejtësisë së bashku me të gjitha misionet diplomatike në Republikën e Kosovës.
Ne rast se një gjë e tillë kalon pa u dënuar, atëherë ekziston rreziku qe në zgjedhjet e ardhshme Lista Srpska të krijon edhe parti tjera të komuniteteve pakicë me qëllim të uzurpimit të sa më shumë ulëseve në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Me këtë veprim është atakuar vota e lirë si dhe vullneti i perfaqësimit të komunitetit Rom në Paralamentin e Republikës së Kosovës.
Kjo do të thotë tëntim manipulimi që përmes vullnetit të komuniteteve jo-rom të perfaqesohet komuniteti rom. Krejtesisht e pa drejtë dhe jokushtetuese!
Në tërësi eshte atakuar rendi kushtetues i vendit.
Nje Iniciativ e tillë asesi nuk mund të paraqet vullnetin e plot dhe të garantuar për qytatarët e komunitetit Rom.
Matësi më i mirë tregues për një gjë të tillë është mënyra e sigurimit të votave të kontrabanduara gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Në komunat me shumicë serbe, madje edhe 100% serbe, “I Romani Inicitiva”, ka arritur të kontrabandoj një numër të konsiderushëm të votave, si në vijim:
– Novobërdë 215 vota
– Lleposaviq 244 vota dhe
– Ranillug 199 vota
Një numër të dyshimtë të votave ka arritur të marr edhe në Mitrovicën e Veriut, Partesh dhe Kllokot. Themi të drejtën, komplet procesi zgjedhor lidhur me Romani Iniciativën është i dyshuar.
Prandaj, ne, Levizja Përparimtare e Romëve të Kosovës-LPRK, jemi në pritjen e publikimit të rezultateve finale nga KQZ dhe pastaj do te ndërmarrim veprime tjera procedurale sipas ligjeve në fuqi./arbresh.info/
Kurti: Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtim, ne q...
Elijona: Ludo ia ka zënë vendin e finales Benitës
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...
Kurti i njofton ambasadorët për fushatën e MPB-së rreth Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...