Kryetari në ikje i LDK-së, Isa Mustafa sot me anë të një postimi të gjatë në Facebook ka folur për situatën e krijuar së fundmi ku partia e tij doli si e tretë në zgjedhje me rezultatin më të dobëtin në histori të saj.
Mustafa nuk ka lënë pa përmendur as Kurtin e Osmanin, ai ka thënë se këta dy persona nuk kanë “dije elementare” për të qeverisur dhe se qytetarit nuk janë në gjendje t’i ofrojnë asgjë konkrete.
“Nëse e keni përcjellur me kujdes debatin e fundit të “zotit Kryeministër”dhe të “znj Presidente”, do të ishte mirë të ia sqaroni vetes të nderuar qytetarë dhe të nderuar ju votues të deridjeshëm të LDK-së se cilat ishin përgjigjet e tyre për të ardhmen e Kosovës. Për zhvillimin ekonomik, për përmbylljen e dialogut, për relacionet me SHBA-të. Unë nuk vërejta asnjë përgjigje por vetëm ikje nga përgjigjet. Mungesë elementare të dijes për të qeverisur”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...