Publicisti Uk Lushi u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndryshuar qasje ndaj Kosovës, por reagime e tyre tregojnë interesimin amerikan për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Për dialogun Kosovë-Serbi, zoti Lushi theksoi se dialogu mes dy shteteve duhet të vazhdohet.
Ai nënvizoi se edhe zoti Kurti duhet të merret me këtë çështje edhe pse Kosova ka probleme të tjera të shumta.
’Kjo nuk do të thotë që ai nuk do duhej të merret me dialogun. Dialogu ka nevojë që të vazhdohet. Shpresoj që administrata e re amerikane të vazhdojë me seriozitetin e njëjtë. Shpresoj që BE më në fund do të fillojë të veprojë’, tha ai në Euronews Albania .
Ndërsa, zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë ai i cilësoi jashtëzakonisht të mirë-organizuara.
‘Kjo e erë e re do të sjellë ndryshimet që votuesit i kanë kërkuar’, tha ai.
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...