I dashuri i saj, Carter Reum i propozoi gjatë festës së ditëlindjes që siç mund ta imagjinoni po ndodhte në një ishull privat. Dyshja ishin të rrethuar me familjarët e afërt dhe miqtë më të mirë.

Sigurisht, lajmi tjetër i rëndësishëm është unaza e trashëgimtares Hilton. Një diamant emerald me emrin “Paris” i dizenjuar vetëm për të. Bazuar në ekspertët e bizhuve me gurë të çmuar, diamanti i Hilton është rreth 10 ose 15 karat dhe mund të kushtojë nga $1 to $2.5 milionë. Ka zëra që thonë se unaza është kjo që do të shihni më poshtë.
Engagement Ring Design – Hand painted in the Atelier of Jean Dousset – YouTube
Gjatë propozimit, Paris u shfaq e veshur me një fustan të bardhë të çarë në njërën anë të cilën e kishte kombinuar me një kurorë tipike princeshash dhe doreza elegante.
“Kur gjen shpirtin tënd binjak ti jo thjesht e di, por e ndjen. Unë dhe ai kemi qenë bashkë që prej takimit të parë dhe për ditëlindjen time ai organizoi një udhëtim në këtë parajsë tropikale. Teksa shkonim për të ngrënë darkë buzë detit, ai u ul në gjunjë dhe më propozoi. Sigurisht që thashë po! S’ka asnjë tjetër me të cilin do të doja të jetoja përgjithmonë.”-shkruan Paris në postimin e saj të Instagram-it.
View this post on Instagram
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin