Akrobatja nga Shqipëria, Fiona Rushiti, realizoi performancë në ajër përmbi Liqenin e Badovcit.
Ajo sfidoi të ftohtin e madh për të bërë diçka të madhe për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Përmes veshjes me flamujt e dy shteteve ajo donte të përçonte një mesazh.
“Duke qenë që jam e para vajzë shqiptare, pse jo të prek të gjitha trevat ku ka shqiptarë. Desha të vijë në Kosovë për Pavarësinë e Kosovës”.
“Duke qenë që kemi flamuj ndryshe, por ne jemi shqiptarë dhe është shumë e shëmtuar që të ndahemi në shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë”.


“Unë desha të tregojë në bazë të veshjes edhe pse me flamuj ndryshe ne jemi shqiptarë dhe të gatshëm të ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka thënë ajo.
Fiona në një intervistë për RTV Dukagjinin me gazetarin Arbnor Rahova, ka folur edhe për adrenalinë që përjeton dhe gjithçka tjetër.
Rushiti ka marr komente të ndryshme për sportin që ushtron, shumica pozitive.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...