Haradinaj nga Prekazi përmend bashkimin me Shqipërinë

12:55 | 17 Shkurt 2021
M. A.

Në shënim të 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Pas homazheve, Haradinaj para medieve, tha se nën Prekaz ka shkuar për të nderuar komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij.

Haradinaj nga atje deklaroi sërish se nëse Kosova bllokohet për integrim euro – atlantik opsioni mbetet bashkimi me Shqipërinë.

“Nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari. Duhet të punojmë për integrim euro- atlantik, por nëse na mbajnë pengë atëherë duhet të kemi si opsionin bashkimin me Shqipërinë”, u shpreh Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale