Emocionet të lihen anash, të promovohet qasja më racionale në bisedimet me Bullgarinë, kështu Ministria e Punëve të Jashtme komenton bisedimet me Bullgarinë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë thotë se debati në fazën e parë të dialogut ka qenë shumë emocional.
“Fazën e parë e dialogu mes nesh dhe Bullgarisë ishte me shumë emocione, e mbushur me shumë emocione, mendojmë se duhej të ndryshonim qasjen ndaj këtij dialogu, për të vendosur një qasje më racionale në këto bisedime dhe për të vazhduar komunikimi në tema rreth të cilave kemi më tepër mirëkuptim”, tha Osmani.
Osmani thotë se me finalizimin e planit aksionar do të mund të thirret mbledhje ndërqeveritare, që duhet të bazohet në Marrëveshjen e vitit 2017.
“Kemi këmbime në definimin e këtij Plani aksionar, dhe mendojmë se jemi në përfundim e sipër”, tha Osmani./alsat
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...