Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, sot janë udhëzuar që në orën e parë të mësimit, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Ndërkaq, të mërkurën më 17 shkurt 2021, Kosova shënon 13 vjetorin e pavarësisë. Për nderë të kësaj dite, janë paraparë një varg aktivitetesh që janë organizuar nga institucionet në vend.
Aktivitetet shtetërorë nisin në orën 08:00 me ngritjen e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së.
Pas kësaj në orën 09:00 do të kryhen homazhe te varri i Presidentit Rugova. Homazhe do të ketë edhe në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.
Ndërkaq pritja shtetërore për 13 vjetorin e pavarësisë do të mbahet në orën 18:00 dhe organizohet nën patronatin e u.d Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e dërguar./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...