
Antony Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka përgëzuar qytetarët serbë për ditën e shtetit.
Në urim nga ana e sekretarit të Shtetit i është përsëritur Serbisë kërkesa e presidentit, Joe Biden për njohje reciproke me Kosovën.
Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për zhvillimin e një aleance të gjatë midis dy vendeve.
Ai theksoi marrëveshjen gjithpërfshirëse me Kosovën, duke përmendur një kompromis që do të kërkohet nga të dy palët për arritjen e njohjes reciproke, transmeton Arbresh.info.
“Departamenti i Shtetit mirëpret përpjekjet që çojnë në krijimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që synon njohjen e ndërsjellë do të kërkojë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis nga të dy palët”.
Javën e kaluar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, me rastin e 15 shkurtit Ditës së Shtetit të Serbisë.
Përpos urimit në letër kishte edhe një kërkesë për njohjen reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.
Urimi i plotë nga sekretari i Shtetit Anthony Blinken mund ta gjeni këtu
Letra që u dërgua nga Trump e Biden në adresë të Vuçiqit për të kërkuar njohjen e Kosovës
CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut n...
Haradinaj: Kryetarët e Listës Serbe në veri të kthejnë urgje...
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn
SHBA nis negociata me Malin e Zi për një marrëveshje dypalës...
Paga e 13-të, Murati i përgjigjet opozitës: Është paraparë n...
Shorti i 1/8 së finales në Kupën e Kosovës sjell dy derbi