Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka pranuar zgjidhjen kompromisi për maturën shtetërore të cilin e pranoi edhe Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.
Në zgjidhjen, parashihet që të ketë katër testime, 2 eksterne dhe 2 interne.
“Qysh nesër bordi i maturës do t’i shqyrtojë të gjitha çështjet që dalin nga kushtet e propozuara, për çfarë do të vendoset edhe metodologji për kalim të maturës shtetërore”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e MASH-it.
Thonë se për çdo ndryshim në maturën shtetërore, MASH-i në bashkëpunim me bordin e maturës shtetërore do t’i njoftojë maturantët në kohë. Ndërkaq, shtojnë se ky model i maturës është zbatuar gjatë vitit shkollor 2007/2008 dhe 2012/2013.
Përndryshe, gjatë ditës UNSHM-ja ka njoftuar se e ka pranuar zgjidhjen kompromis që u arrit në takimin e tyre me kryeministrin Zoran Zaev.
Kanë sqaruar se ky kompromis parashikon realizimin e dy provimeve të ektserne dhe dy interne, do të thotë provimi i tretë ekstern do të transformohet në intern.
“Ky hap përfshin ndryshime në mënyrën e marrjes së pikëve për maturën shtetërore, kështu që provimet eksterne do të sjellin maksimumi 20 pikë (në vend të 30 – që aktualisht është), ndërsa provimet interne maksimumi 16 pikë (në vend të 6 pikëve aktuale) dhe projekt detyra do të vazhdojë të sjellë maksimumi 4 pikë. UNSHM beson se kjo mënyrë e shpërndarjes së pikëve është më e drejtë dhe më e ekuilibruar për të gjithë maturantët”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e UNSHM-së.
Ata besojnë, se me këtë kompromis do të plotësohen dy parimet e tyre kryesore siç janë ruajtja e cilësisë së arsimit dhe interesin e maturantëve.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...