Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se kompanitë e kontraktuara bashkë me menaxherët e MI-së, në vazhdimësi janë të angazhuar maksimalisht që të gjitha rrugët në kompetencë të ministrisë të jenë të hapura për qarkullim.
Karshi pastrimit nga bora, në të gjitha rrugët rajonale, magjistrale, nacionale dhe autostrada, është hedhur sasi e bollshme e kripës, me qëllim të parandalimit të krijimit të ngricave nga temperaturat e ulëta të mbrëmjes.
Theksojmë se MI, me 14 kompani të kontraktuara për 7 regjionet e Republikës së Kosovës dhe 4 për autostradat, nuk është përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugëve komunale. Ministria është e gatshme që të ndihmojë secilën komunë, në rast të pranimit të kërkesave zyrtare.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bën thirrje për të gjithë vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor./arbresh.info/
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër