Sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, që nga fillimi i procesit të votimit deri në orën 16:00, dalja e qytetarëve në zgjedhje në nivel vendi është raportuar të jetë 37.3% (margjina e gabimit 0.72%).
Rajoni i Prishtinës dhe i Ferizajt prijnë me përqindjen më të lartë të daljes së votuesve, përkatësisht me rreth 40% ashtu edhe sikur komunat me shumicë serbe (me rreth 50%). Ndërsa, në rajonin e Prizrenit është shënuar dalja më e ulët krahasuar me rajonet e tjera.
Gjithashtu është bërë e ditur se në 41 për qind të vendvotimeve është respektuar kërkesa e KQZ për heqje të maskës me qëllim të identifikimit, ndërkaq pjesa tjetër nuk ka kërkuar./arbresh.info/
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...
Kurti në Gjakovë, premton investime dhe politika anti-korrup...
Arsenali dëshiron t’i shtojë konkurrencë Rayas, portie...
Spiropali takohet me Ali Ahmetin dhe zyrtarë të tjerë: Shqip...