Mesfushori i Spezias, Giulio Maggiore shënoi kundër Milanit dhe pranoi se ai është një tifoz i Interit.
Skuadra e sapo promovuar e Serie A mundi Milanin 2-0 në Alberto Picco mbrëmë me 22-vjeçarin i cili shënoi golin e parë në Serie A në karrierën e tij. “Ne vuajtëm pak, morëm një rezultat që do të na bëjë të punojmë paqësisht këtë javë,” i tha Maggiore DAZN.
Interi mund të kapërcejë Rossonerët në krye të tabelës së Serie A nëse ata mundin Lazion këtë mbrëmje dhe Maggiore mund të ketë dy arsye për të qenë i lumtur për golin e tij.
“Unë isha një tifoz i Interit dhe jam akoma simpatizant i Nerazzurrëve, e mbaj mend mirë tripletën” – zbuloi ai.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...