Matt Hancock, Ministri Britanik i Shëndetësisë, beson se deri në fund të vitit, Covid-19 do të jetë “një tjetër sëmundje me të cilën do të mësohemi të jetojmë”.
Sipas tij, kjo do të ndodhë me ndihmën e vaksinimit dhe mënyrave të reja të trajtimit, transmeton portal arbresh.info
Hancock theksoi se qeveria në Londër ka bërë përpjekje për të inkurajuar qytetarët të pranojnë vaksinimin, raporton Guardian.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik njoftoi se të gjithëve nga katër grupet kryesore të përparësisë në Angli iu dha mundësia të vaksinohen, me 14 nga 15 milionët e synuar më të rrezikuar që kanë marrë dozën e parë.
Ministri Hancock tha se ai shpresonte që kombinimi i vaksinave dhe mënyrave të reja të trajtimit do të bëjë që Covid-19 të trajtohet si një sëmundje e shërueshme deri në fund të vitit.
Ai shtoi se virusi koronavirus do të bëhej “një sëmundje tjetër me të cilën duhet të jetojmë” si gripi.
Hancock u bëri apel të gjithë mbi moshën 70 vjeç që të kontaktojnë Shërbimin Shëndetësor Kombëtar për të caktuar një takim për vaksinimin./arbresh.info/
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës
Kuvendi i Kosovës miratoi dhjetë projektligje
Rama ndan pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje në Prishtin...
Berisha shkruan për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht kundërshti...
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...