Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka vlerësuar se fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit është zhvilluar në atmosferë të qetë.
Vetom Mula nga DnV-ja, tha se, 10 ditët e fushatës kanë qenë një atmosferë e qetë, por mos respektimi i masave të Covid-19 ka qenë shumë evident, raporton arbresh.info
“Ne kemi përcjell çdo aspekt të fushatës për 10 ditë dhe ka qenë një atmosferë e qetë. Jo te gjitha kanë qenë te lajmëruara në institucionet përkatëse, mos respektimi i covid19 ka qenë shumë evident”, tha ai.
Sipas tij, programet e partive politike s’kanë dalluar nga ato të kaluarat. Ai përmendi edhe përfaqësimin e ulët të grave në emisione televizive.
“Pjesëmarrja e Grave ne aktivitete ishte e ulët e po ashtu në media, dhe as qasje të barabartë në gara zgjedhore. Përpos televizioneve gjithashtu jemi mundu ti monitorojmë edhe portalet, kryesisht kanë qenë të koncentruar tek kandidatët për kryeministër. Me ankesat tona kemi arritur që disa nga partitë të dënohen deri në 48 mijë euro”, thotë ai.
Po ashtu “Demokracia në Veprim”, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje ditën e nesërme.
“Ju bëjmë thirrje qytetareve të marrin pjesë në zgjedhje, përmes së cilës qytetarët përcaktojnë të ardhmen tyre. Të zgjidhi ato dhe ato që mendojnë se i përfaqësojnë në mënyre te duhur. Secila votë ka vlerën e saj dhe të kujdesemi që të votojmë saktë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Numërohen mbi 40% e vendvotimeve- këto janë pesëshet më të v...
Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, si pjesë e një operacion...
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...