Rita Ora ka publikuar videoklipin e këngës “Bang”.
Kënga vjen në ditën kur artistja solli edhe disa projekte të tjera në kuadër të mini-albumit të saj të ri.
Në videoklipin e këngës “Bang”, të cilin e solli në duet me Imanbek, Rita tërheq vëmendje me veshjen tradicionale shqiptare.
Ajo dukej për mrekulli në kostumin që është punuar nga dizajneri Valdrin Sahiti, ndërsa nuk munguan as këpucët me flamurin kombëtar shqiptar, që këngëtarja i mbathi në klip.
Rita Ora x Imanbek – Bang [The Official EP Film] – YouTube
Me këtë paraqitje, Rita edhe një herë ka treguar se nuk harron asnjëherë se nga i ka rrënjët.
Këngët e reja të Rita Orës fillimisht u publikuan në disa platforma të tjera në versionin audio dhe menjëherë u pritën mirë nga publiku.
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...
Pamje dramatike në Turqi, nxënësit hidhen nga dritaret pas s...
Reagon Hoti: Kosova duhet të ketë president që nuk është nga...
Irani kërcënon mbylljen e transportit detar në rajon nëse vi...