Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.596 testime për coronavirus, ndërsa 367 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-167, Prilep – 37, Kavadar – 33, Ohër – 17, Veles – 15, Kumanovë dhe Tetovë – 14 secili, Gostivar dhe Negotinë – 12 secili, Stip dhe Gjevgjeli – 7 secili, Manastir – 6, Strugë dhe Kratovë – 4, Strumica dhe Resnjë – 3 secili, Kocani, Delçevo, Probishtipi dhe Krusheva – 2 secili, Kërçova, Kriva Pallanka, Berova dhe Vallandova – 1 secili.
Nga MSH njoftojnë se në këtë periudhë kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 202 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 96.518, prej të cilëve 87.324 janë shëruar, ndërsa 2.971 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (12 shkurt) është 6.223./telegrafi
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...