Së paku 12 persona janë vrarë nga një zjarr në një fabrikë të fishekzjarrëve në shtetin jugor indian të Tamil Nadou të premten, thanë policia, shkruan Reuters.
Raja Narayanan, një zyrtar policor regjional, tha se një hetim është duke u zhvilluar për atë se çfarë shkaktoi zjarrin në fabrikë në fshatin Achankulam në distriktin e Virudhunagar.
“Dymbëdhjetë persona kanë vdekur dhe 26 janë shtrirë në spital pas aksidentit në fabrikë këtë pasdite,” tha ai.
Distrikti Virudhunagar është kryeqyteti i fishekzjarrëve në indi, dhe qindra-mijëra njerëz në regjion varen nga industria piroteknike për mbijetesë. Aksidentet janë të zakonshme, transmeton arbresh.info.
Së paku 11 persona ishin vrarë në dy incidente të veçanta në regjion pak para zbatimit të izolimit mbarëkombëtar nga Covid-19 në Mars. Zjarret në fabrikat e fishekzjarrëve në vitin 2009 dhe 2012 vranë gati 40 njerëz secila./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...