Në ditët e fundit ka filluar të mbahet gjykimi kundër ish Presidentit Donald Trump, i cili fajësohet për nxitje të sulmeve të cilat ndodhën më 6 janar në Kapital.
Më 6 janar 2021 po mbahej takimi i Kongresit për të numëruar dhe certifikuar votat e zgjedhjeve të cilat u mbajtën me 3 nëntor 2020, zgjedhje të cilat i fitoi Joe Biden me 306 vota elektorale.
Kongresistja Stacey Plaskett, në seancën që u mbajt në senat të mërkurën, shfaq një regjistrim të radio komunikimit në momentet kur fillon sulmi ndaj Kapitalit i përkrahësve të Trump.
“Atë që do të dëgjoni tani nuk është bërë publike më parë,” thotë kongresistja.
“What you’re about to hear has not been made public before.”
Watch complete Senate #ImpeachmentTrial video here: https://t.co/0etZsyrwXD pic.twitter.com/PdTYn7SSYV
— CSPAN (@cspan) February 11, 2021
“Lëndime të shumta të policisë së Kapitolit. Lëndime të shumta të policisë së Kapitolit,” dëgjohet duke thënë një oficer policor.
“Ju keni një grup prej rreth 50 personash që ngjiten në kodër në pjesën Perëndimore,” mund të dëgjohet një dispeçer policie duke thënë në regjistrim.
“Ata kanë filluar të çmontojnë mbështetëset. Ata po na hedhin shtylla metalike,” thotë oficeri. Cruiser 50 më sjell DSO(Operacionet e Sigurisë Vendore) këtu lart tani. DSO. Shumë lëndime të zbatuesve të ligjit. DSO, eja këtu.
Pesë njerëz vdiqën në dhunën e asaj dite, duke përfshirë oficerin e policisë së Kapitolit, Brian Sicknick. Dy oficerë të tjerë të përfshirë në kryengritje vdiqën më vonë nga vetëvrasja. Dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin e dhunshëm, transmeton arbresh.info.
We’ve been flanked and we’ve lost the line. pic.twitter.com/d2kDSxQN2b
— Keith Boykin (@keithboykin) February 10, 2021
“Ne e humbëm vijën. Ne kemi humbur vijën,” mund të dëgjohet duke thënë oficeri. “Ne jemi rrethuar dhe kemi humbur vijën,” bërtet ai./arbresh.info/
Orav pritet të marrë detyrë të re në Turqi, i vlerësohet pun...
Si kanë reaguar vendet deri më tani ndaj thirrjes së Trump p...
Qendra e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë e boshatisur pas vras...
Vrasja e rëndë në Gjakovë: Shteti në kërkime intensive për k...
“Jemi krenarë”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar
Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë, shihen vrimat ...