Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti ka shpalosur programin e tij para kandidatëve të për deputet nga komuna e Prishtinës.
“Qytetarët e Prishtinës sot kanë shumë më shumë arsye të dalin masovisht në përkrahje të Lidhjes Demokratike”, ka thënë Hoti nder të tjera./arbresh.info/
Fjalimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë të Prishtinës,
Sa më shumë që po i afrohemi ditës së dielë, 14 shkurtit, aq më shumë po bindem në fitoren e madhe që do të arrijmë në këto zgjedhje.
Ju keni arsye më shumë se kushdo tjetër ta mbështesni Lidhjen Demokratike të Kosovës më 14 shkurt.
Mos e falni besimin tuaj sikurse në vitin 2014 dhe 2017. Prej tetë vitesh, në vend të qeverisjes, juve qytetarë të nderuar të Prishtinës iu servua propaganda.
Qytetarët e Prishtinës sot kanë shumë më shumë arsye të dalin masovisht në përkrahje të Lidhjes Demokratike.
Në vizionin tonë dhe me projektet konkrete tashmë të siguruara, nga qeverisja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Prishtina do të shndërrohet, jo vetëm një kryeqytet modern, qendër administrative, e arsimit, e kulturës, e rinisë dhe sportit, por edhe një nyje rajonale të zhvillimit ekonomik e teknologjik.
Nëpër Prishtinë do të kalojnë të gjitha autostradat që lidhin Ballkanin. Prishtina do të jetë nyja lidhëse për hekurudhat moderne të rajonit dhe më gjerë.
LDK-ja nuk ka bashkëjetuar dhe nuk do të bashkëjetojë me krimin e korrupsionin.
Prandaj, rivalët tanë e kanë të vështirë të punojnë me ne. Sepse nuk mund ta durojnë vullnetin e LDK-së për të punuar drejt dhe për të qeverisur me duar të pastra.
Ne gjithmonë kemi mbrojtur shtetin dhe interesat e qytetarëve të Kosovës.
Prandaj, më 14 shkurt, siç thoshte Presidenti Rugova, vishuni bukur, merrni të afërmit dhe miqtë tuaj dhe shkoni e votoni për Lidhjen Demokratike të Kosovës, numrin 132.
Më 14 shkurt, ne ua hapim dyert të gjithë qytetarëve, I thërrasim të dalin në zgjedhje dhe të votojnë kandidatët tanë për deputetë në numrin 132.
Sepse kjo është adresa e zgjidhjes së shqetësimeve të tyre.
Dhe u themi se shqetësimi i tyre për gjeneratat e reja mund të zgjidhet vetëm duke votuar LDK-në në këto zgjedhje.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...