Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka reaguar ndaj dy anëtarëve të VV-së në këtë institucion, Alim Rama dhe Sami Kurteshi.
Ajo duke iu drejtuar Ramës, tha se i kanë helmuar votuesit nga jashtë, duke thënë se Daka e KQZ-ja po bëjnë çdo gjë për të penguar votimin e tyre.
“I ke helmu votuesit nga jashtë, duke thënë se Valdete Daka, dhe KQZ-ja po bëjnë çdo gjë që ata mos me votu. Valdete Daka është shndërruar në personalitetin që e ndalon krejt mërgatën. A bën more me u ndal më. A bën ju me u ndal”, ka thënë Daka. “Nuk po mund të mbajmë mbledhjet tona. Prej që keni ardhur ju të dy në këtë institucion, mbledhjet janë shndërruar në ankth, jo vetëm për ne. Bollni më. Kemi pasur përfaqësues të VV-së herave tjera në KQZ dhe nuk u ka penguar kjo. Juve personalisht ju pengon”, tha Daka.
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS