Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka vazhdon të përplaset me anëtarët e Vetëvendosjes në mbledhjen e KQZ-s.
Fillimisht filloj përplasja me përfaqësuesin e VV’së, Alim Rama i cili tha se dikush nga KQZ’ja është marr vesh me PZAP’në që ora 18:00 të jetë koha kur merren vendime, lidhur me procesin zgjedhor, shkruan arbresh.info.
Daka tha se pyete PZAP-në për këto vendime.
Tensionet vazhduan kur në debat ndërhyni edhe anëtari tjetër i VV, Sami Kurteshi.
Valdate Daka tha se po është e pamundur me mbajt mbledhje normale të KQZ nga dy anëtarët e VV-së.
Daka tha se është bërë mbledhja e KQZ si serial.
“Jemi bo si seriali Kasandara, cila episode është sot”, tha Daka.
Po ashtu ajo me ironi falënderoj VV që e kanë bërë kaq njeri të “fortë” e me “ndikim”./arbresh.info/
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...