Krye-shefi i ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se deri më tani janë pranuar 14 mijë e 987 pako të fletëvotimeve nga jashtë.
Në një mbledhje që po mbahet në KQZ, Ahmetaj ka deklaruar se gjatë ditës së djeshme janë marrë 362 pako me fletëvotime të supozuara.
“Gjatë ditës së sotme kemi kontaktuar me të gjitha pako dhe është konfirmuar se në njërën prej postave kemi sasi të pakove që mund t’i tërheqim. Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me Postën e Kosovës. Nga posta DHL na është kërkuar që të bëhet tërheqja e një zardi për shkak se nuk i përket pakove me fletëvotime por është një zarf i një klienti të DHL dhe kemi marrë të gjitha masat për një gjë të tillë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...