Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin ditor të përballjes me pandeminë.
Ismajli bëri të ditur e numri i rasteve aktive në Gjilan ka rënë në 96, ndërkaq u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit.
Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 10020 mostra, 3511 kanë rezultuar pozitivë, 3307 janë shëruar, 108 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 96 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 12 persona dhe 178 mostra në pritje për rezultat.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...