Kush ka mbetur nga familja e Kadhafit 10 vite pas revoltës

08:53 | 10 Shkurt 2021
Arbresh.info

Moamer Kadhafi u vra në vitin 2011 në një kryengritje, por disa nga familjarët e tij mbijetuan.

Tre nga djemtë e Kadhafit gjithashtu vdiqën gjatë kryengritjes, duke përfshirë Mutassimin, i cili u vra nga rebelët në shtëpinë e diktatorit në Sirte me 20 Nëntor 2011, ditën e njëjtë si babai i tij.

Djali tjetër, Seif al-Arab, u zhduk pas një sulmi nga NATO në Prill 2011, dhe vëllau i tij Khamis vdiq në luftë katër muaj më vonë.

Por anëtarë të tjerë të klanit Kadhafi mbijetuan, gruaja Safiya, djali i madh Mohammed – nga martesa e tij e parë – dhe vajza e tij Aisha, të cilët jetojnë në mërgim.

© – Nga majtas-djathtas, Safiya, gruaja e Kadhafit, djemtë e tij Hannibal dhe Mohammed dhe vajza e tij, Aisha.

Mister është vendndodhja e trashëgimtarit të dikurshëm të diktatorit, Seif al-Islam Kadhafi, i cili kërkohet për krime të luftës nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP).

Pas rënies së Tripolit ndaj rebelëve në Gusht 2011, Safiya, Mohammedi dhe Aisha ikën në shtetin fqinjë, Algjeri.

Më vonë atyre u dha statuti refugjatëve në Oman me kusht që nuk do të kryenin ndonjë aktivitet politikë, tha për AFP në 2013 Ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, Mohammed Abdelaziz.

Aisha, një avokate me profesion dhe një ish-ambasadore e vullnetit të mirë për Kombet e Bashkuara, ishte pjesë e ekipit të mbrojtjes ndërkombëtare të liderit Irakian, Saddam Hussein.

Hannibal, djali Kadhafit, gjithashtu kërkoi strehë në Algjeri pas kryengritjes, para se të përpiqej të futej në Lebanon për t’u bashkuar me gruan e tij, modelen lebaneze Aline Skaf.

Autoritetet lebaneze e arrestuan dhe akuzuan atë në vitin 2015 për mbajtje të informacioneve për Mussa Sadr, i cili u zhduk në vitin 1978 gjatë një udhëtimi në Libi.

Djali tjetër, Saadi Kadhafi – dikur futbollist profesionist në Itali – iku për në Nigeri pas kryengritjes por më pas u ekstradua në Libi, ku kërkohej për vrasje dhe shtypje gjatë revoltave.

© Saadi Kadhafi, dikur futbollist profesional tani mbahet në një burg në Tripoli

Tani ai po mbahet në një burg në Tripoli, i akuzuar për krimet që kreu ndaj protestuesve në vitin 2011 dhe për vrasjen e futbollistit Bashir al-Rayani në vitin 2005.

Seif al-Islam, emri i të cilit do të thotë “shpata e Islamit”, u kap nga policia libaneze në Nëntor 2011, pak ditë pas vrasjes së babait.

Katër vite më vonë, një gjykatë në Tripoli e dënoi atë në mungesë me vdekje për krimet e kryera gjatë revoltës, transmeton arbresh.info.

Grupi i armatosur që e kapi atë njoftoi në vitin 2017 që Seif al-Islam ishte liruar.

Pretendimi nuk u konfirmua kurrë në mënyrë të pavarur, dhe në vitin 2019, prokurori i GJNP tha se kishte informacione “të besueshme” se ai ishte në Zintan, Libia perëndimore.

Por, Seif al-Islam nuk është parë apo dëgjuar nga Qershori 2014, kur u paraqit përmes një video në Zintan gjatë gjykimit nga gjykata e Tripolit.

Gjatë ditëve të lavdishme, Kadhafi konsideronte vetë-veten si “Lider i Revolucionit” dhe deklaroi Libinë “Jamahiriya”, apo “shtet i masës” drejtuar nga komitetet lokale.

Mijëra nga mbështetësit e tij, duke përfshirë fisin e tij Kadhadfa, ikën nga Libia gjatë dhe pas rënies së regjimit, me shumë që u vendosën në Egjipt dhe Tunizi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale