Në Klinikën e Mjekësisë Nukleare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë është aplikuar metoda me Jod Radioaktiv për trajtimin e pacientëve, të cilët kanë probleme me gjëndrën tiroide(vetem te pacientet me problemet me Tireotoksikoze).
Ky shërbim është aktivizuar, pas licencimit të klinikës nga Agjensioni i Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore(AKMRrSB).
Me fillimin e implementimit të metodës me Jod Radioaktiv, Mjekësia Nukleare ka kompletuar gamën rreth ofrimit të shërbimeve për problemet me gjëndrën tiroide.
Pas përmirësimit të situatës me Pandeminë COVID-19 dhe furnizimit me materialin e nevojshëm, në Mjekësinë Nukleare ka filluar punën Laboratori i RIA, ku po punohen të gjitha llojet e analizave laboratorike për gjëndrën tiroide si: T3, T4, TSH, AntTPO, AntTG dhe Tg.
Në vitin 2020, gjithashtu kanë filluar edhe ekzaminimet për Denzitometrinë e kockave – DEXA, një shërbimi i nevojshëm, për pacientët që kanë problem me Osteoporozë (humbje të masës kockore), i cili i ka munguar QKUK-së.
Në Mjekësinë Nukleare të QKUK-së nuk ka listë të pritjes dhe të gjithë pacientët marrin shërbimet e nevojshme mjekësore brenda javës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...