Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe rreth 150 raportohen të zhdukur pasi një pjesë e një akullnaje himalaje, ra në lumë dhe shkaktoi përmbytje të mëdha në Indinë Veriore, transmeton Klan Kosova.
Lumenjtë hapën një digë dhe një përmbytje uji u derdh nëpër një luginë në shtetin e Uttarakhand.
Shumica e të zhdukurve besohet të jenë punëtorë nga dy hidrocentrale në zonë.
Qindra trupa, paramilitarë dhe helikopterë ushtarakë janë dërguar në rajon për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.
Ekspertët po hetojnë incidentin megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin akullnajor. Zyrtarët thonë se 25 njerëz janë shpëtuar deri më tani.
Në një cicërimë në Twitter, të hënën, Kryeministri Indian Narendra Modi tha se po mbikëqyr nga afër situatën në Uttarakhand.
“Kam qenë duke folur vazhdimisht me autoritetet dhe duke marrë informata mbi vendosjen, punën e shpëtimit dhe operacionet e ndihmës”, shkroi ai.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...