Pas letrës së presidentit të SHBA’ve, Joe Biden dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për njohjen e pavarësisë së Kosovës, kanë reaguar shumë politikanë të vendit.
Për këtë reagoi edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Mustafa thotë se Amerika i njeh verat e qeverisjes Hoti dhe se letra e Bidenit për njohjen e pavarësisë së Kosovës janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë.
“SHBA përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate. Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti. Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financim ndërmjet Qeverisë Hoti dhe SHBA-të, letra e Presidentit Bajden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Sot presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përmes një letre urimi, i ka kërkuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Në letër, Biden i thotë Vuçiqit të përqëndrohet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën, duke nënvizuar se ajo duhet të përmbajë edhe njohjen reciproke.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...