Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se sot rreth orës 04:00, në linjën hyrëse të Republikës së Kosovës në Terminalin Doganor, Han i Elezit, nga Maqedonia e Veriut ka ardhur një kamioni me ngjyrë të bardhë me rimorkio me ngjyrë hiri të cilën e drejtonte shtetasi m/s/RKS, me inicialet (A. N.), viti i lindjes (1983) nga Graçanica.
Nga ana e zyrtarëve policor mjeti është selektuar për kontroll me pajisje-kamera.
Gjatë kontrollimit kamera ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të ketë të fshehur gjallesa. Pas sinjalizimit nga pajisja, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka këputur bllombën, është hapur rimorkio ku edhe janë gjetur 12 persona shtetas nga Afganistani.
Të gjithë personat janë kontrolluar nga ekipi mjekësor.
Në bashkëpunim me prokurorin kompetent janë duke u kryer hetime lidhur me dyshimet për kontrabandim me migrant, përderisa personat e identifikuar janë duke u trajtuar konform ligjit për të huaj në Republikën e Kosovës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...