Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka deklaruar se është i hapur për koalicion me partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje në rast se kjo e fundit fiton zgjedhjet.
Haradinaj për “Balkan Talks” ka thënë se AAK nuk ka vija të kuqe, dhe pret koalicion me çdo parti. Ndërkohë ai thekson se ofron mbështetje edhe për postin e Presidentit, duke thënë se është e pashpjegueshme se si Vjosa Osmani është pjesë e një partie tashmë.
Në rast bashkëpunimi, pikëpyetja do të vendosej pikërisht tek ky post pasi Lëvizja Vetëvendosje ka për kandidate për Presidente, aleaten Vjosa Osmani, kurse Haradinaj është kandidat vetë nga partia e tij.
“Ne nuk kemi vija të kuqe dhe presim çdo parti për koalicion pas zgjedhjeve. Nëse Vetëvendosja fiton zgjedhjet jemi të hapur për bashkëpunim me të. Është vështirë ta shpjegosh këtë situatë sepse Kushtetuta nuk lejon që presidenti të jetë pjesë e një partie. Duhet ekuilibër mes forcave politike dhe këtu ofrohemi ne për mbështetje”, ka deklaruar Haradinaj.
85 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar: Një...
U përplas me një kamion, shpërthen një cisterne në një autos...
ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%
ShBA ndalon vizat për pesë evropianë, mes akuzave për censur...
Sasa deklaron: Nëse del Kushtrimi, dal edhe unë pas tij