Studentët e nivelit bachelor në Universitetin e Prishtinës janë liruar nga pagesa, ndërsa ata në nivelin master dhe doktoraturë, do të pagujnë vetëm 50 për qind të çmimit për semestër.
Kështu ka bërë të ditur sot Parlamenti Studentor i Universitetit “Hasan Prishtina”, transmeton Arbresh.info.
Përmes një njoftimi ata kanë bërë të ditur se pas kërkesave të shtruara nga Konferenca e Parlamenteve Studentore, në takimin e së premtes (29.01.2021) me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, të gjitha kërkesat janë realizuar.
“Mësimi në semestrin e dytë (2020/21) do të zhvillohet fizikisht,Do të hapen bibliotekat, Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor (0 euro), Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master, Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit të Doktoraturës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu nga ky vendim do të përfitojnë edhe studentët nga Lugina e Preshëvës.
“Studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë nga bursat e MASh, Studentët nga Lugina e Preshevës nuk paguajnë pagesën e semestrit në vitin e parë të studimeve, Projekti “FUNZONE” do të bëhet në 14 fakultetet e Universitetit të Prishtinës, 50,000 euro për Bibliotekën Elektronike, 200,000 euro për mobilitetet e studentëve ndërmjet universiteteve shqiptare në rajon:, thuhet në njoftim nga Parlamenti i Studentëve.
Dalin pamjet nga gjyqi, Ilir Meta brenda në kafazin e xhamit
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacion për kanc...
Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në ...
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...