Kandidati për president, Ramush Haradinaj tha se nëse Kosova nuk është në dyer të NATO’s, të na bashkohen të gjithë për referendum, për union me Shqipërinë.
Këto dekalarata i dha në një debat në Euronews Albania, ku fliste për referendumin për bashkim me Shqipërinë.
“Nëse Kosova nuk është në dyer të NATO-s, të na bashkohen të gjithë për referendum, për union me Shqipërinë. Të krijojmë një momentum të ri, të jetojmë më të konsoliduar si në planin e jashtëm dhe të brendshëm”, kështu tha Haradinaj.
Haradinaj tha se i dërgon porosi Serbisë dhe gjithë të tjerëve se me bllokimin e Kosovës do të prodhojnë bashkimin me Shqipërinë.
Dhe sipas tij,, nëse kjo ide është e rrezikshme, atëherë duhet ta marrin të gjithë në konsideratë që mos të ndodh, sepse është i interesuar që kjo në vitin 2024 të marrë epilog.
Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, Haradinaj deklaroi se tashmë duhet të ndodh njohja, e cila thotë se tash ka mbetur vetëm njohja në tavolinë.
“Tash është koha për njohje. Që të kemi një zgjidhje në raportet Kosovë Serbi në kufijtë̈ ekzistues. Nëse të gjitha këto shpresat tona venitën për një arsye të caktuar, çka do t’i themi gjithë atyre që kanë vdekur në përpjekje
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...