Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se gjithsej 328 pacientë pozitivë ose të dyshuar po trajothen për coronavirus, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 21 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 35 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Ka 24 pacientë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 24 pacientë janë duke u trajtuar në Veles, në Kumanovë 48 pacientë, 50 pacientë janë shtruar në Qendrën Covid në Ohër, 19 në Prilep, në Gostivar 15, dhe në Strugë 25.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirus që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin ka arritur në 568 ndërsa ka rreth 500 shtretër të lirë spitalorë.
Gjatë ditës, bëhen shkarkime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë./Telegrafi/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...