Filmi artistik i regjisores Blerta Basholli, sot bëri historinë e kinemasë kosovare, pasi u vlerësua me tre çmime kryesore në Festivalin e Filmit ‘Sundance’.
Për suksesin e filmit, shumë artistë dhe figura të njohura e uruan dhe shprehën vlerësimet e tyre mbi këtë ngjarje.
Ndërkaq, edhe Ambasada e Francës në Kosovë ka publikuar një status në rrjetin social Facebook, ku ka uruar regjisoren Basholli.
‘Urime regjisores kosovare Blerta Basholli! Me filmin e saj të metrazhit të gjatë “Zgjoi”, ajo hyri në historinë e kinemasë kosovare . Në të vërtetë, nuk është vetëm një vlerësim fitues i çmimeve, por tre çmimet kryesore të Festivalit të Filmit Sundance që Blerta Basholli ka arritur, përkatësisht: “Filmi më i mirë”, “Regjia më e mirë” dhe së fundmi “Çmimi i Publikut”.
Ju rikujtojmë se Festivali i Filmit Sundance është festivali më i madh i filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara!
Puna e saj është frymëzuar nga një realitet: Jeta e një gruaje që jeton në Krushën e Madhe, në kërkim të burrit të saj që u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Ajo krijon një biznes bujqësor dhe, në fakt, siguron mbijetesën e familjes së saj. Megjithatë, asgjë nuk është e lehtë në një mjedis tradicionalisht patriarkal, ku ambicia e një gruaje nuk shihet gjithmonë me sy të mirë.
Një temë për vëmendje e cila do të mund t’i përkiste shumë shoqërive…’, thuhet në postimin e Ambasadës Franceze në Kosovë.
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...
Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve – gjigantët evropianë më...
Dy të rinj shqiptarë vdesin në aksident tragjik në Itali
Zelensky i përgjigjet ftesës së Putinit për t’u takuar në Mo...
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...