Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se mund të bëhet kompromis për regjistrimin dhe të dy opsionet politike kundërshtuese ta zgjatin dorën – pushteti të pajtohet që regjistrimi të zbatohet në maj ose në qershor, ndërsa opozita të mos e bojkotojë.
“Me këtë mundohem të bëj urë ndërmjet dy opsioneve politike. Pohoj se polarizimi politik e ngec shtetin tonë më shum se gjithçka tjetër. A është problem t’u bësh thirrje mbështetësve tu të mos bëjnë bojkot ose regjistrimi të mbahet në maj ose qershor. Ta zgjatim dorën. Nuk shoh arsye pse regjistrimi të mos anulohet për një muaj ose dy. Tërësisht legjitime janë kërkesat nga aspekti i shëndetësisë. Nëse kemi pritur 20 vjet, nuk do të jetë mëkat të mbahet në maj ose qershor, por ta bëjmë që të mos ketë aspak frikë te qytetarët për shkak të Kovid-19”, tha Pendarovski në TV24.
Bojkoti i regjistrimit i VMRO-DPMNE-së, sipas Pendarovskit do ta dëmtojë procesin, por i cilëson si të pabaza akuzat se kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti kanë dakoruar paraprakisht rezultatet e regjistrimit, që përqindja e shqiptarëve 32-të.
Nuk mendon se forma elektronike është forma e duhur për regjistrimin, sepse vlerëson se shkuarja nga derë më derë është më e pranueshme si metodë./TV21
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt