Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka sulmuar lëvizjen LGBT-i mes një proteste studentore.
Erdogan vlerësoi krahun e të rinjve të partisë së tij, AKP për bartjen e “historisë së lavdishme të këtij kombi” dhe jo “të rinjtë e komunitetit LGBT”, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info
Të shtunën katër studentë u arrestuan në Stamboll për një pjesë të veprës artistike që thuhet se kombinonte simbolet LGBT me një imazh të një ueb-faqeje islamike.
Kishte më shumë protesta në Universitetin Bogazici pas fjalimit të Erdoganit. Një total prej 159 personash u arrestuan – edhe pse më vonë u lanë të lirë.
Homoseksualiteti është i ligjshëm në Turqi, por kundërshtimi zyrtar ndaj komunitetit LGBT është rritur në vitet e fundit. “Marshimi i Krenarisë” së Stambollit u ndalua për pesë vjet me radhë deri në vitin 2019. /arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...
Bajrami e falënderon Kurtin që ia besoi detyrën e Kryenegoci...
Nënshkruhet marrëveshja, synohen aktivitetet hulumtuese
Zbulohet se ku dhe kur do të martohet Dua Lipa