Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum për financimin e disa projekteve infrastrukturore në Komunën e Istogut, me kryetarin Haki Rugova.
Ministri Abrashi tha se në Komunën e Istogut, Ministria e Infrastrukturës do të investojë në dy projekte infrastrukturore, në vlerë prej gjysmë milioni euro, që do të shërbejnë në kompletimin e infrastrukturës së kësaj komune.
Rregullimi i rrugës në qendër –Gurrakoc, vlera 207 mijë euro dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore tek Burimi i Istogut, në vlerë prej 290 mijë euro, janë dy projekte që do të realizohen në Istog.
Ministria e Infrastrukturës ka pothuajse në të gjitha komunat projekte të reja që janë parapa për vitin 2021./Arbresh.info/
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqje
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...
J’von McCorrmick, MVP i javës në Superligën e Kosovës
Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin...
Gjykata i bën thirrje për dorëzim serbit të akuzuar për krim...
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...