Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, me ç’rast kanë diskutuar për tema me interes të përbashkët institucional.
Kryeprokurori Lumezi dhe Drejtori Mehmeti kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Policisë, në funksion të fuqizimit të luftës kundër kriminalitetit.
Po ashtu, pjesë e diskutimeve në këtë takim ishte edhe koordinimi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të sigurohet një proces i pacenueshëm, demokratik dhe me integritet.
Më këtë rast, Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Policisë, kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit lidhur me “Procedurën Standarde të Veprimit”, qëllimi i të cilit është specifikimi i veprimeve të përbashkëta standarde në mes të Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, ku parashihet ndërmarrja e veprimeve konkrete në të gjitha rastet që ndodhin gjatë procesit të parakohshëm zgjedhor.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...