Sulmuesi francez, Ousmane Dembele ka synime të qarta dhe dëshiron të mbetet te Barcelona edhe për shumë vite.
Ish-lojtari i Borussia Dortmundit ka edhe 18 muaj nga marrëveshja e tij aktuale dhe ka qenë i lidhur me një largim nga Camp Nou.
Manchester United, Chelsea dhe Juventus ishin klube më të lidhur me një transferim të Dembeles.
Por, sulmuesi francez thuhet se dëshiron të zgjasë edhe më shumë qëndrimin e tij në Camp Nou, pasi ndihet mirë.
Sipas gazetës katalunase Sport, Dembele dëshiron të angazhohet për një kontratë të re në Barcelona.
Megjithatë, vendimi i takon drejtuesve të klubit nëse do ta mbajnë apo jo, pasi kanë probleme të mëdha financiare kohëve të fundit.
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...