Padyshim se është njëri prej më meritorëve për atë se ku është Liverpooli sot.
Tekniku i kampionit aktual anglez, duket se do qëndrojë gjatë në “Anfield”, ani pse në të kaluarën është përmendur për një lëvizje të mundshme drejt shtabit të kombëtares gjermane.
Megjithatë, këto zëra i mohoi gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. Italiani, që dy merkatot e fundit bëri bujë me punën e tij, ka thënë se Liverpooli nuk do ta lëshojë Kloppin.
Ai ka deklaruar se askush nuk do të mund ta zëvendësoj atë, madje as Steven Gerrard kjo pasi që “Reds” nuk do ta largojnë gjermanin.
“Për momentin nuk e di vërtet. Ata nuk janë duke planifikuar për këtë, sepse ata janë të kënaqur me Jurgenin dhe ai është më shumë se pjesë e klubit, kështu që nuk ka asgjë në këtë moment”
Tutje, Romano shtoi se edhe kur t’i skadojë kontrata, pra më 2022, krerët e klubit dhe tifozët nuk do ta lëshojnë atë.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...