
Foto Claudio Furlan - LaPresse 25 Febbraio 2020 Milano (Italia) News Emergenza Coronavirus a MilanoPhoto Claudio Furlan - LaPresse February 25, 2020 Milan (Italy) NewsMilan during the Coronavirus emergency
Që nga e diela në Itali masat kufizuese si pasojë e coronavirusit do të lehtësohen, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Përveç pesë rajoneve të Italisë të tjerat do të konsiderohen “të verdha”, nën sistemin e saj të koduar me ngjyra, shkruan Cnn transmeton portali arbresh.info
Veneto, rajoni përreth Venecias,do të kalojë nga një zonë portokalli në të verdhë, gjë që lejon rihapjen e bareve dhe restoranteve gjatë ditës si dhe lirinë më të madhe për të udhëtuar.
Kalabria në jug dhe Emilia Romaghna në veri, gjithashtu kaluan nga zona portokalli në të verdhë.
Në anën tjetër, rajonet sikurse ajo e Pulias, Sardenjës, Siçilisë, Umbrisë dhe provinca autonome e Bolzanos do të jenë në zonën portokalli, sipas autoriteteve.
Kujtojmë se, lehtësimi i masave kufizuese vjen pasi Ministri i Shëndetësisë, Roberto Seperanza tha se Italia kishte përjetuar një rënie të ndjeshme në shkallën e transmetimit të coronavirusit, megjithëse sipas tij sfida me virusin është akoma shumë komplekse. / arbresh.info/
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...